Vritet brutalisht emigranti në Selanik, gjendet i pajetë në hyrje të stadiumit

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik. Sipas medieve greke

Janar 4, 2024 - 21:05
 0
Vritet brutalisht emigranti në Selanik, gjendet i pajetë në hyrje të stadiumit

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik.

Sipas medieve greke ai është vrarë me thikë dhe u gjet me plagë në gjoks e lëndime në kokë.

Sipas informacioneve, burri është pikasur rreth orës 9 të mëngjesit në hyrje të stadiumit nga një shtetas kalimtar i cili ka njoftuar policinë.

Në vendngjarje ka policia për të hetuar zonën.

Nga informacionet paraprake duket se viktima ishte një emigrant i cili ishte strehuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit pasi nuk banonte në strukturën e emigrantëve të zonës që ndodhej në afërsi të vendit të vrasjes.

Sipas banorëve vendas, burri kishte qëndruar atje për dy vitet e fundit dhe ishte i njohur në fshat.

Hetimet paraprake po kryhen nga punonjës policie të Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.