Vritet me armë efektivi i ‘Shqiponjave’ në Fier, Policia: Po shkonte për të marrë shërbimin!

Një efektiv policie mbeti i vrarë me armë zjarri këtë hënë në Fier. Ngjarja e rëndë rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz. Viktimë nga të shtënat ka mbetur efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia, rreth 28-vjeç. Sipas policisë, efektivi u qëllua për vdekje nga Asllan Mernica, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet […]

Maj 13, 2024 - 14:35
 0
Vritet me armë efektivi i ‘Shqiponjave’ në Fier, Policia: Po shkonte për të marrë shërbimin!

Një efektiv policie mbeti i vrarë me armë zjarri këtë hënë në Fier. Ngjarja e rëndë rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz.

Viktimë nga të shtënat ka mbetur efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia, rreth 28-vjeç. Sipas policisë, efektivi u qëllua për vdekje nga Asllan Mernica, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.

Efektivi mësohet se ishte jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin. Sa i përket motiveve të kësaj vrasjeje, ato momentalisht nuk dihen. Dyshimet e para janë se gjithçka ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Policia e Fierit në një njoftim për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.