Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, policia arreston autorin: Sherri për motive të dobëta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, banues në Homesh, është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Gjatë konfliktit 30-vjeçari me iniciale D.D. ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin D.M.,, i […]

Gusht 15, 2023 - 08:14
 0
Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, policia arreston autorin: Sherri për motive të dobëta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shupenzë të Bulqizës.

Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, banues në Homesh, është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta.

Gjatë konfliktit 30-vjeçari me iniciale D.D. ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin D.M.,, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.