Vritet me thikë presidentja e sinagogës në Detroit

Presidentja e një sinagoge në Detroit u gjet e vrarë me thikë të shtunën jashtë shtëpisë së saj në lagjen Lafayette Park. Lajmi për vdekjen e 40 vjeçares Samantha Woll, një këshilltare e politikanëve demokratë dhe presidente e Sinagogës “Isaac Agree Downtown”, u konfirmua në rrjetet sociale nga sinagoga. Departamenti i Policisë bëri me dije […]

Tetor 22, 2023 - 12:45
 0
Vritet me thikë presidentja e sinagogës në Detroit

Presidentja e një sinagoge në Detroit u gjet e vrarë me thikë të shtunën jashtë shtëpisë së saj në lagjen Lafayette Park.

Lajmi për vdekjen e 40 vjeçares Samantha Woll, një këshilltare e politikanëve demokratë dhe presidente e Sinagogës “Isaac Agree Downtown”, u konfirmua në rrjetet sociale nga sinagoga.

Departamenti i Policisë bëri me dije se trupi i një gruaje u gjet në bllokun 1300 të “Joliet Place” në Detroit, ku një gjurmë gjaku çoi në shtëpinë e saj.

Policia nuk konfirmoi se gruaja ishte Samantha Woll, por mediat, përfshirë “Detroit Free Press” dhe politikanët e zonës thanë se ajo ishte viktima, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.