Vritet një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se një grua është gjetur e vrarë në një automjet në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet të mërkurën rreth orës 20:20. “Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë [...]Read More...

Nëntor 29, 2023 - 22:52
 0

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se një grua është gjetur e vrarë në një automjet në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet të mërkurën rreth orës 20:20.

“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka nisur hetimet rreth kësaj vrasjeje. Rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.