Vuan nga tumorri/ Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë shëndetësore, avokati: Ka nevojë për shtrim urgjent në spital

Është rënduar gjëndja shëndetësore e bosit të mafias Matteo Messina Denaro, i cili mbahet në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila. Ai vuan nga tumori dhe prej ditës së arrestimit vijon kurimin në burg, , ku i është ngritur një dhomë kimioterapie. Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël […]

Gusht 8, 2023 - 17:15
 0
Vuan nga tumorri/ Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë shëndetësore, avokati: Ka nevojë për shtrim urgjent në spital

Është rënduar gjëndja shëndetësore e bosit të mafias Matteo Messina Denaro, i cili mbahet në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila. Ai vuan nga tumori dhe prej ditës së arrestimit vijon kurimin në burg, , ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.

Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por më pas ishte kthyer në burg.

“Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.

Gjithashtu ai shton se gjëndja shëndetësore e Messina Denaros është përkeqësuar ndjeshëm dhe duhet asistuar 24 orë në ditë shpjegomn avokati duke shtuar se ka nevojë urgjente për tu shtruar në spital shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.