Vuçiç: Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për shtyp më 29 shtator se kishte një bisedë telefonike “të gjatë” dhe “jo të lehtë” me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vuçiç tha gjithashtu se Blinken ka folur edhe për masat e mundshme, “nëse nuk sillemi siç duhet”, shkruan REL. Kjo bisedë mes Vuçiçit [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 21:05
 0
Vuçiç: Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për shtyp më 29 shtator se kishte një bisedë telefonike “të gjatë” dhe “jo të lehtë” me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Vuçiç tha gjithashtu se Blinken ka folur edhe për masat e mundshme, “nëse nuk sillemi siç duhet”, shkruan REL.

Kjo bisedë mes Vuçiçit dhe Blinkenit vjen disa ditë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.

Kosova fajëson Serbinë për këtë ngjarje.

“Gjëja për të cilën ramë dakord është se nevojitet shtensionimi, se nevojitet një rol dukshëm më i madh i KFOR-it”, tha Vuçiç, duke shtuar se do të dëshironte që roli i KFOR-it të ishte “ekskluziv, veçanërisht në veri” të Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.