Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve, shpërndahet parlamenti serb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vendosi shpërndarjen e parlamentit dhe caktoi 17 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që do të votohet dhe në 60 komuna, duke përfshirë Beogradin. Vendimi i Vuçiç vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në […]

Nëntor 1, 2023 - 11:20
 0
Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve, shpërndahet parlamenti serb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vendosi shpërndarjen e parlamentit dhe caktoi 17 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që do të votohet dhe në 60 komuna, duke përfshirë Beogradin.

Vendimi i Vuçiç vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.