Vuçiç: E gjithë bota ndodhet në një situatë të vështirë, por ne duhet të shqetësohemi për vendin tonë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë duke u ndalur edhe tek sulmi terrorist të ndodhur në veri të Kosovës. Vuçiç ka thënë se Serbia nuk ndodhet në një pozicion të lehtë, por shton se qytetarët serbë nuk kanë arsye për të qenë të shqetësuar. Gjithashtu ai hedh akuza [...]Read More...

Tetor 29, 2023 - 12:50
 0
Vuçiç: E gjithë bota ndodhet në një situatë të vështirë, por ne duhet të shqetësohemi për vendin tonë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë duke u ndalur edhe tek sulmi terrorist të ndodhur në veri të Kosovës.

Vuçiç ka thënë se Serbia nuk ndodhet në një pozicion të lehtë, por shton se qytetarët serbë nuk kanë arsye për të qenë të shqetësuar. Gjithashtu ai hedh akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se po shkakton veç terror edhe ndaj popullit në Kosovë.

“Vendi ynë nuk është në një pozitë të lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye të shqetësohen. Duruam dhe do të durojmë. Sa i përket situatës në Branjska, atje nuk vdiq vetëm një person, por katër. Populli në Kosovë vuan në terrorin e Kurtit”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

Gjithashtu ai shton se situata në botë është në prag të një konflikti botëror.

“Perëndimi dëshiron të ruajë dominimin e tij dhe në aspektin ushtarak. Kemi parë situatën me Izraelin dhe Hamasin. Në Ukrainë, ne shohim se situata është e vështirë dhe se Perëndimi do ta ketë të vështirë të mundë rusët. E gjithë bota po shkon në një drejtim të keq, ndaj duhet të kujdesemi për vendin tonë, jo ta sulmojmë atë”, tha Vuçiç./abcnews.al/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.