Vuçiç flet pas takimit me Stoltenberg: Kemi pikëpamje të ndryshme për atë që ndodhi në Banjskë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të martë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se me Stoltenberg kanë diskutuar për më shumë se një orë e gjysmë dhe se bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm. Duke komentuar sulmin në Banjskë, presidenti serb tha: [...]Read More...

Nëntor 21, 2023 - 11:18
 0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të martë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se me Stoltenberg kanë diskutuar për më shumë se një orë e gjysmë dhe se bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm.

Duke komentuar sulmin në Banjskë, presidenti serb tha: “Më duhet të them se ne kemi një pikëpamje të ndryshme për atë që ndodhi (në Kosovë), por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit.” Sipas tij, “ushtria serbe e ka bërë punën e saj në mënyrë profesionale”.

“Në përputhje me ligjin tonë, ne do të mbajmë përgjegjësi ata që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave kriminale në Banjskë, dhe ushtria serbe nuk i ka tejkaluar kompetencat e saj, ka pasur marrëdhënie korrekte me NATO-n dhe KFOR-in, dhe ku ne e vendosim ushtrinë është puna jonë”, është shprehur Vuçiç./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.