Vuçiç insiston për Asociacionin\ Politikania Radosavljeviç: Ja si e vlerësojnë serbët në veri

Drejtoresha ekzekutive e nismës së re sociale në Serbi, Jovana Radosavljeviç ishte mbrëmjen e të premtes e ftuar në “Balkan Talks” me Franko Ergo në Euronews Albania ku foli gjerësisht rreth marrëdhënieve më Kosovën dhe Serbinë. E pyetur se përse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këmbëngul për Asociacionin dhe si ndihen serbët e Kosovës lidhur […]

Maj 25, 2024 - 13:45
 0
Vuçiç insiston për Asociacionin\ Politikania Radosavljeviç: Ja si e vlerësojnë serbët në veri

Drejtoresha ekzekutive e nismës së re sociale në Serbi, Jovana Radosavljeviç ishte mbrëmjen e të premtes e ftuar në “Balkan Talks” me Franko Ergo në Euronews Albania ku foli gjerësisht rreth marrëdhënieve më Kosovën dhe Serbinë.

E pyetur se përse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këmbëngul për Asociacionin dhe si ndihen serbët e Kosovës lidhur me këtë çështje, Radosavljeviç tha se ka ende shumë mister me mënyrën se si do të aplikohet asociacioni.

“Fakti është se gjatë 10 viteve ka pasur shumë zhurmë për asociacionin e komunave shumicë serbe duke e lidhur me Republikën Serbe, ose thjesht OJQ, por askush nuk foli realisht për përmbajtjen e tij.

Për përmbajtjen e tij dhe çfarë do t’u sillte qytetarëve. Ka shumë mister rreth tij dhe shumë nuk janë edhe pse do të ishin pro, nuk janë të sigurt çfarë do t’u sillte, por për qytetarët, serbët e Kosovës, ata duan një jetë të denjë, duan normalitet, duan stabilitet, duan qasje në shërbimet e tyre, qasje në punët e tyre. Jo situatën që kemi këtu.
Nëse asociacioni është organi që e ofron këtë, do të ishin të kënaqur me këtë, por mendoj se është koha të fillojmë ta komunikojmë asociacionin siç duhet të jetë dhe të flitet për draft-statutin për të cilin është rënë në fund të vitit të kaluar, në fakt, në parim nga Prishtina dhe Beogradi.

Do të shohim se ky organ mund të jetë vetëm në favor të Kosovës dhe funksionalitetit të saj, por edhe në dobi dhe përfitim të serbëve të Kosovës nëse janë qytetarë funksionalë të shoqërisë kosovare”,-tha Jovana Radosavljeviç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.