Vuçiç kundër Perëndimit dhe vendeve të rajonit: Shqiptarët po armatosen. Serbia po shkatërrohet nga ata që…!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka hedhur akuza ndaj Perëndimit dhe vendeve të rajonit se po shkatërrojnë Serbinë. Në një intervistë për mediat vendase, ai u shpreh se vendi i tij po shkatërrohet nga “ata që nuk duan të jetë e pavarur dhe e stabilizuar”. Ai u shpreh se gazeta gjermane Frankfurter Algemann Zeitung ka shkruar se […]

Shkurt 5, 2024 - 22:35
 0
Vuçiç kundër Perëndimit dhe vendeve të rajonit: Shqiptarët po armatosen. Serbia po shkatërrohet nga ata që…!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka hedhur akuza ndaj Perëndimit dhe vendeve të rajonit se po shkatërrojnë Serbinë.

Në një intervistë për mediat vendase, ai u shpreh se vendi i tij po shkatërrohet nga “ata që nuk duan të jetë e pavarur dhe e stabilizuar”.

Ai u shpreh se gazeta gjermane Frankfurter Algemann Zeitung ka shkruar se Vuçiç është i frymëzuar nga ajo që Azerbajxhani ka bërë në Nagorno-Karabakh, ndaj edhe po fuqizon ushtrinë, pretendim sipas tij i pabazuar në fakte.

Më tej ai u shpreh se për këtë veprimtari duhen para, që vijnë nga fuqitë e mëdha dhe vendet e rajoni që kanë interes destabilizimin e Serbisë.

Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.

“Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, më së shumti po përdorin Turqinë. Serbët po çarmatosen. Ka vetëm një qëllim, përmbysja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.