Vuçiç: Kurti kërkon konflikt; gjetja e zgjidhjes me Kosovën është e vështirë

President i Serbisë Aleksandër Vucic ka deklaruar se gjetja e zgjidhjes për dialogun me Kosovën do të jetë e vështirë. Ai ka akuzuar

Gusht 31, 2023 - 19:42
 0
Vuçiç: Kurti kërkon konflikt; gjetja e zgjidhjes me Kosovën është e vështirë

President i Serbisë Aleksandër Vucic ka deklaruar se gjetja e zgjidhjes për dialogun me Kosovën do të jetë e vështirë.

Ai ka akuzuar prishtinën zyrtare se nuk është duke kërkuar zgjidhje por konflikt, sipas tij me qëllimin spastrimin e komunitetit serb në veri.

 

ALEKSANDËR VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

“Kam frikë se do të jetë e vështirë të gjesh një zgjidhje kur flet me njerëz që nuk kërkojnë zgjidhje, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konflikte dhe sulme ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës. Kemi edhe disa indikatorë të tjerë.Nuk po i them rastësisht këto gjëra”

 

Këto dekalrata të presdentit serb vijnë një ditë pas takimit të tij me të dërguarin e BE për dialogun Miroslav Lajçak.

 

Më 30 gusht, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen e tij drejtuar Kosovës e Serbisë për të krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Bisedimet do të rikthehen në shtator kur do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.