Vuçiç mbetet në krye të Serbisë, Brnabiç shpall fitoren 

Kryeministrja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiç, ka folur pas mbylljes së votimit për zgjedhjet parlamentare dhe ato loakle në Serbi. Në një deklaratë për mediat, Brnabiç shpalli fitoren duke thënë se partia e tyre do të marrë më shumë se 125 vende parlamentare  “Vetëm lista jonë do të ketë më […]

Dhjetor 17, 2023 - 22:54
 0
Vuçiç mbetet në krye të Serbisë, Brnabiç shpall fitoren 

Kryeministrja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiç, ka folur pas mbylljes së votimit për zgjedhjet parlamentare dhe ato loakle në Serbi. Në një deklaratë për mediat, Brnabiç shpalli fitoren duke thënë se partia e tyre do të marrë më shumë se 125 vende parlamentare 

“Vetëm lista jonë do të ketë më shumë se 125 mandate parlamentare”, theksoi kryeministri. 

Branbiç hodhi poshtë akuzat e opozitës për parregullsi dhe blerje votash, dhe ndikimin e SNS-së te votuesit, dhe në të njëjtën kohë akuzoi partitë opozitare për shkelje të rregullave zgjedhore. 

Pastaj kanë gënjyer se nuk kanë kërkuar letërnjoftime në Vraçar. Të cilat janë të gjitha gënjeshtra brutale dhe gënjeshtra famëkeqe, lehtësisht të verifikueshme. Para së gjithash, kontrollorët e SNS-së nuk mund të ndikojnë në këto gjëra, dhe opozita kishte 80 për qind të kontrollorëve – tha ajo. 

Ajo thotë se e vetmja parregullsi ka qenë incidenti në Oxhaci. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.