Vuçiç mesazh qytetarëve: Brenda 24 orëve do të njiheni me disa dëshmi të sulmit në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u është drejtuar qytetarëve në profilin e tij në Instagram me një video-mesazh, ku shprehet se “brenda 24 orëve” ai do t’ia paraqesë publikut “provat dhe tregimet e dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes” gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. “Ato përpjekje […]

Tetor 1, 2023 - 15:05
 0
Vuçiç mesazh qytetarëve: Brenda 24 orëve do të njiheni me disa dëshmi të sulmit në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u është drejtuar qytetarëve në profilin e tij në Instagram me një video-mesazh, ku shprehet se “brenda 24 orëve” ai do t’ia paraqesë publikut “provat dhe tregimet e dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes” gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

“Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa nga serbët nuk do të kalojnë, prandaj po ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata të dëshmitarëve okularë, njerëz që kanë qenë në vend dhe kanë parë se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht të paktën një i plagosur”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb theksoi se “Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta për atë që ndodhi në Banjskë”, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën tre sulmues serbë më 24 shtator.

“Dhe Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se të tjerët. Dhe nuk më intereson se kush dhe sa presion do të ushtrojnë, ashtu siç nuk më intereson se si dhe në çfarë mënyre synojnë ta lëndojnë Serbinë me gënjeshtrat e tyre, si në rajon ashtu edhe në një pjesë të mediave perëndimore. Ata bënë gjithçka për ta shkatërruar Serbinë, Serbia do të fitojë!”, u shpreh Vuçiç, ndërsa i cilësoi këto 7 ditë më të vështirat në 15 vitet e fundit

“Të dashur qytetarë, kemi pasur shtatë ditë të vështira, më të vështirat në 15 vitet e fundit. Më e vështira për shkak të ngjarjeve në Kosovë e Metohi dhe fushatës së nisur kundër Serbisë tonë, fushatës së gënjeshtrave dhe të pavërtetave. Mund të shihnim se kemi miq që nuk janë të shumtë, por janë të guximshëm”, u shpreh ai.

Të premten, Millan Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, dhe dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.