Vuçiç nga Grananda: Do të dalim nga kriza

“Do të dalim nga kriza”, tha shkurt presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke mbërritur sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada. Vuçiç nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj pas mbërritjes në samit, vetëm shkurtimisht duke kaluar në pyetjen se si Serbia do të dalë nga kriza aktuale pas sulmit terrorist në veri [...]Read More...

Tetor 5, 2023 - 13:20
 0
Vuçiç nga Grananda: Do të dalim nga kriza

“Do të dalim nga kriza”, tha shkurt presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke mbërritur sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada.

Vuçiç nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj pas mbërritjes në samit, vetëm shkurtimisht duke kaluar në pyetjen se si Serbia do të dalë nga kriza aktuale pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ai tha: “Do të dalim nga kjo krizë”.

Për samitin e liderëve evropianë që mbahet sot në Granada të Spanjës, ku marrin pjesë përfaqësuesit e 47 shteteve, ka shkruar edhe mediumi prestigjioz “Politico” i cili në fokus të ngjarjeve ka edhe zhvillimet e fundit në Kosovë. Po ashtu aty përmendet se në samit janë dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë, por nuk pritet takim mes tyre.

“Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë do të marrin pjesë, ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Kosovës kanë thënë se Komuniteti Politik Evropian nuk është forumi i duhur për dialog, pasi duhen diskutime ndërmjet presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë në këtë forum”, ka shkruar Politico.

Kosova siç thuhet më tej në shkrimin e kësaj mediaje, merr pjesë me presidenten Vjosa Osmanin, e cila sipas “Politico” mban funksion kryesisht ceremonial.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.