Vuçiç nuk ndërron mendje për Kosovën: Nuk do ta njohim pavarësinë

Presidenti Vuçiç ka deklaruar këtë të diel se do të zbatojë detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhëneve me Kosovën. Por

Dhjetor 24, 2023 - 14:40
 0
Vuçiç nuk ndërron mendje për Kosovën: Nuk do ta njohim pavarësinë

Presidenti Vuçiç ka deklaruar këtë të diel se do të zbatojë detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhëneve me Kosovën. Por ai vijon të këmbëngulë në qëndrimin se nuk do ta njohë pavarësisnë, edhe pse kjo është një nga pikat e marrëveshjes.

“Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë dhe korrekte por pas formimit të bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Sa i përket atyre që kemi bërë deri tani, ne gjithmonë e kemi thënë që duam kompromis por do tua bëjmë të qartë të gjithëve, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do ta bëjë as në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Duke folur për mediat, Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që ndihmon në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që angazhohet për të mbështetur dhe ndihmuar të ashtuquajturën Kosovë në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara. As në afat të gjatë dhe as në afat të shkurtër nuk do ta pranojmë një detyrim të tillë”, tha Presidenti serb.

Presidenti serb nuk komentoi deklaratat e fundit nga Prishtina për sulme të reja, por tha se aurotitetet e Kosovës po mbajnë të fshehur rezultatet e autopsisë së serbëve që u vranë në Banjskë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.