Vuçiç paralajmëroi trazira, KFOR fillon stërvitjen në veri të Kosovës, ja pse tensionet mund të rindizen së shpejti

“Kam frikë se situata në Veri do dalë jashtë kontrollit”. Ky ishte paralajmërimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç nga Nju Jorku. Ai ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës, pas arrestimit të tre serbëve nga policia kosovare. “Sot janë arrestuar edhe tre serbë me shpjegimin se ka keqtrajtuar dikë në varreza, aq qesharake dhe e frikshme sa […]

Shtator 22, 2023 - 08:15
 0
Vuçiç paralajmëroi trazira, KFOR fillon stërvitjen në veri të Kosovës, ja pse tensionet mund të rindizen së shpejti

“Kam frikë se situata në Veri do dalë jashtë kontrollit”. Ky ishte paralajmërimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç nga Nju Jorku. Ai ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës, pas arrestimit të tre serbëve nga policia kosovare. “Sot janë arrestuar edhe tre serbë me shpjegimin se ka keqtrajtuar dikë në varreza, aq qesharake dhe e frikshme sa nuk kam fjalë”, tha Vuçiç. Ai deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin e sajteksa akuzoi ministrin Sveçla për këto arrestime, i cili sipas tij tentoi që ti arrestonte dhe djalin disa muaj më parë. “Sveçla tashmë u përpoq të poshtëronte djalin tim, por ai nuk ia doli. Është mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë në shenjtëroren e tij ose në liturgji. Kjo është një arsye e vërtetë për të arrestuar dikë dhe flet shumë për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që e mbështesin. Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”, tha Vuçiç. Sakaq, duket se frika është reale në veri. Kjo edhe sepse misioni i KFOR-it ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitjen “Robust Ram” në verilindje të Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 27 shtator. Qëllimi i stërvitjes është të testojë gatishmërinë operacionale në lidhje me operacionet që lidhen me lirinë e lëvizjes së popullatës lokale. “Trajnimi është pjesë e një kornize më të gjerë të aktiviteteve që kryhen me qëllim të ruajtjes së aftësive operacionale të njësive kyçe taktike dhe mbështetëse që janë të dislokuara në kuadër të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim. Njësitë do të dislokohen për pastrimin e postblloqeve në afërsi të terrenit stërvitor “HARILAQ” dhe bazës së Novosellës, dhe në të njëjtën kohë do të vendosen mjetet zbuluese dhe ajrore të KFOR-it.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.