Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën në muajt e ardhshëm!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pret që “presioni më i madh” për çështjen e Kosovës t’i bëhet Serbisë në janar dhe shkurt. Në një intervistë për “TV Prva”, Vuçiç ka thënë se ajo është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm. “Pasi ashtu mendojnë se do të fitojnë ndonjë […]

Dhjetor 31, 2023 - 16:56
 0
Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën në muajt e ardhshëm!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pret që “presioni më i madh” për çështjen e Kosovës t’i bëhet Serbisë në janar dhe shkurt.

Në një intervistë për “TV Prva”, Vuçiç ka thënë se ajo është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm.

“Pasi ashtu mendojnë se do të fitojnë ndonjë votë shqiptare apo ku ta di se çfarë, pasi ata janë të gjithë njerëz që nuk mbështesin vetëm Kosovën e pavarur, por janë lobistë të dalluar shqiptarë. Vetëm këtë duhet ta dinë njerëzit në Serbi. Ata që janë në anën e një liste, ‘Serbia kundër dhunës’ e kritikojnë qeverinë në Beograd, 95 për qind e tyre janë lobistë të shquar shqiptarë”, tha Vuçiç, duke përmendur edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Vuçiç tha se përgjigja e tij për zyrtarët evropianë mbetet e njëjtë “dhe s’mund të interpretohet në mënyrë tjetër”, ndërsa shtoi se, interesi i Serbisë është “Ballkani i Hapur”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.