Vuçiç propozon ministrin e Mbrojtjes si kryeministër të ri të Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç do të jetë mandatues për

Mars 30, 2024 - 20:00
 0
Vuçiç propozon ministrin e Mbrojtjes si kryeministër të ri të Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç do të jetë mandatues për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviçin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçeviç është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiçit. /vizionlus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.