Vuçiç reagon ndaj lajmeve se është djali i gazetarit shqiptar: Krenar për babain tim

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ka dhënë fund aludimeve se ai është djali i gazetarit shqiptar nga Kosova, Fahri Musliu. “Ky është babai im, Andelko Vuçiç dhe unë jam krenar për babain tim”, ka thënë Vuçiç në video. Lajmi se kreu i shtetit serb mund të ishte […]

Nëntor 4, 2023 - 16:30
 0
Vuçiç reagon ndaj lajmeve se është djali i gazetarit shqiptar: Krenar për babain tim
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ka dhënë fund aludimeve se ai është djali i gazetarit shqiptar nga Kosova, Fahri Musliu.

“Ky është babai im, Andelko Vuçiç dhe unë jam krenar për babain tim”, ka thënë Vuçiç në video.

Lajmi se kreu i shtetit serb mund të ishte djali i gazetarit Musliu qarkulloi në qarqet e opozitës dhe në organet mediatike serbe.

Këto të fundit kanë kontaktuar edhe Musliun, i cili ka mohuar gjithashtu që të jetë babai i Aleksandar Vuçiç.

Por ai ka pranuar se ka punuar për shumë vite me të ëmën e presidentit serb në Radio Televizionin e Serbisë, Angelina Vuçiç.

“Nuk e njoh Aleksandar Vuçiç. E ëma e tij ishte kolegia ime, por mes nesh nuk ka pasur asgjë më shumë përveç faktit se punonim së bashku. Deklarata të tilla janë vetëm spekulime”, ka thënë Musliu.

Ai ka refuzuar të komentojë faktin se lideri serb e përmendi emrin e tij, pasi nuk dëshiron të merret me shpifje, të kujtdo qofshin ato.

“Lërini serbët dhe shqiptarët të bëjnë qejf me budallallëqet, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetët e të tjerëve”, ka thënë Musliu, i cituar nga gazeta serbe “Danas”.

Fushatë e ashpër në Serbi, Bërnabiç: Po i shajnë prindërit Vuçiç, s’kam fjalë

Fushata në Serbi duket se ka nisur e ashpër që në ditët e para të saj, me akuza dhe kundër akuza. Kryeministria e Serbisë An Bërnabiç ka sulmuar me një gjuhë të ashpër mediat dhe opozitën në Serbi, lidhur me akuzat e hedhura ndaj presidentit Vuçiç.

Keni gënjyer ashpër për Andrejn, i keni pikturuar një objektiv Danilos – dhe nuk ju mjafton. Në orët e “programeve” tuaja dëgjojmë 50 ofendime për Vuçiqin në 10 minuta. Nuk mjafton që çdo ditë të kesh një gënjeshtër të re për të. Tani po i shani prindërit… Thjesht, nuk kam fjalë për këtë…

Me këtë, ju keni thënë gjithçka për veten tuaj. Jeni media “profesionale”?!? Sadistët dhe urrejtës të pacivilizuar. Godisni me shpresën se askush nuk mund ta durojë këtë, se familja e tij nuk mund ta durojë. Turp për ju dhe për të gjithë ata që heshtin për këtë. Mbështetje për Vuçiçin dhe familjen Vuçiç. Ne do të fitojmë! – theksoi kryeministria bernabic ne nje reagim ne rrjetet sociale

Bërnabiç, ka reaguar ndaj sulmeve të mediave të cilët sipas saj  thyen kodin moral dhe ofenduan prindërit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe duke aluduar se babai i tij është gazetari shqiptar Fahri Musliu.

“Së bashku po luftojmë për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë! Aleksandër Vuçiç – Beogradi nuk duhet të ndalet”, ka shtuar ajo./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.