Vuçiç reagon pas takimit me përfaqësuesit e QUINT-it: Besoj se do të gjejmë një rrugëdalje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka konsideruar si të vështirë rrugëdaljen nga kriza e krijuar në veri. Deklarata e tij vjen pas

Tetor 21, 2023 - 17:30
 0
Vuçiç reagon pas takimit me përfaqësuesit e QUINT-it: Besoj se do të gjejmë një rrugëdalje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka konsideruar si të vështirë rrugëdaljen nga kriza e krijuar në veri. Deklarata e tij vjen pas takimit me  të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ishte i shoqëruar me të deleguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me këshilltarët e politikës jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

 

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza”, ka shkruar Vuçiç.

 

Presidenti serb përfundon reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke theksuar se pret të tjera takime të rëndësishme në Bruksel.

 

Më herët përfaqësuesit e QUINT zhvilluan bisedime në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit, Lajçak theksoi se palët duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se dialogu është e vetmja zgjidhje.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.