Vuçiç rrëfen për mediat kineze admirimin për presidentin Xi Jinping: Është i matur, i sinqertë dhe shumë i guximshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka rrëfyer për mediat kineze admirimin e tij për presidentin Xi Jinping. “Më pëlqen presidenti Xi që përdorë fjalë të urta popullore, thënie të njerëzve të zakonshëm. Nuk ishte forca e fjalëve të tij, ishte forca e veprimit të mendjes dhe trupit të tij dhe besoj si një njeri që […]

Shkurt 25, 2024 - 16:25
 0
Vuçiç rrëfen për mediat kineze admirimin për presidentin Xi Jinping: Është i matur, i sinqertë dhe shumë i guximshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka rrëfyer për mediat kineze admirimin e tij për presidentin Xi Jinping.

“Më pëlqen presidenti Xi që përdorë fjalë të urta popullore, thënie të njerëzve të zakonshëm.

Nuk ishte forca e fjalëve të tij, ishte forca e veprimit të mendjes dhe trupit të tij dhe besoj si një njeri që punon me njerëzit se ai ishte shumë i sinqertë.

Është i matur, i kujdesshëm, por në të njëjtën kohë shumë i guximshëm dhe shumë i vendosur për të mbrojtur interesat e vendit të tij”, tha Vuçiç.

Më tej flet për marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kinës, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke vënë theksin tek përfitimet pas firmosjes së marrëveshjes për tregtinë e lirë mes të dyja vendeve.

“Do të hapë një treg të madh për disa nga produktet tona bujqësore, verën e mirë të Serbisë. Gjithashtu, do të marrim produkte kineze me një çmim më të ulët dhe do të sjellim më shumë biznesmenë kinezë në vendin tonë.

Gjithashtu do të sjellë shumë turistë. Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë ishte diçka që unë e ëndërroja prej kohësh dhe tani ajo u bë realitet”, deklaroi më tej presidenti serb.

Vuçiç njoftoi dhe hapjen e një linje direkte fluturimesh mes Beogradit dhe Pekinit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.