Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën. Vuçiç është pritur

Shkurt 28, 2024 - 12:05
 0
Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Vuçiç është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në tapetin e kuq.

Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.

Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta”, tha Vuçiç.

Për sanksionet kundër Rusisë?

Kemi disa propozime për deklaratën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë“, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.