Vuçiç: Të organizohen sa më shpejt zgjedhje të reja në 4 komunat në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, që të organizojnë sa më shpejt, zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. “Unë do t’i kërkoja qytetarëve tanë që të dalin me iniciativa për të organizuar zgjedhjet në këto katër komuna sa më shpejt. Kjo është sigurisht kërkesa ime. [...]Read More...

Tetor 13, 2023 - 11:20
 0
Vuçiç: Të organizohen sa më shpejt zgjedhje të reja në 4 komunat në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, që të organizojnë sa më shpejt, zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Unë do t’i kërkoja qytetarëve tanë që të dalin me iniciativa për të organizuar zgjedhjet në këto katër komuna sa më shpejt. Kjo është sigurisht kërkesa ime. Unë kështu i shoh gjërat. Ndoshta ata i shohin më mirë, ndryshe, por kjo është kërkesa ime, për ta në zgjedhje sa më të shpejtë në katër komuna në veri të Kosovës”, tha Vuçiç në Prva TV.

Ai shtoi se procesi i konsolidimit do të inicohet në mënyrë që levat bazë të qeverisjes të jenë në duart e atyre që jetojnë atje dhe jo në duart e atyre që nuk jetojnë dhe nuk do të jetojnë kurrë atje.

“Nuk ka asnjë hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë, nuk ka hetim për vrasjen e Mijailoviqit, dënoj vrasjen e një polici, është e rëndësishme që sa më shpejt të kthehemi në dialog”, shtoi Vuçiç./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.