“Vuçiç, toger i Millosheviçit”, Osmani: Po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur me SHBA-BE, s’do e lejojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, toger të Millosheviçit, i cili po përpiqet të zhbëjë atë që Kosova e ka arritur me SHBA dhe BE. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Kosova do të punojë me aleatët dhe nuk do të lejojnë që këto [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 17:55
 0
“Vuçiç, toger i Millosheviçit”, Osmani: Po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur me SHBA-BE, s’do e lejojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, toger të Millosheviçit, i cili po përpiqet të zhbëjë atë që Kosova e ka arritur me SHBA dhe BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Kosova do të punojë me aleatët dhe nuk do të lejojnë që këto arritje të zhbëhen.

Sipas Osmanit, liria do të mbizotërojë.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën,  togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në, paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, shkruan Osmani në X.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.