Xhaferi: Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së, nuk lidhet me raportet Kosovë-Serbi
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se rrugëtimi i i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian,
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se rrugëtimi i i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, nuk ka të bëjë aspak me çështjen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se pengesë e këtij rrugëtimi mund të jenë punët e pakryera nga këto dy shtete.
“Çështja e rrugëtimit tonë Maqedoni dhe Shqipëri për Unionin Evropian nuk është çështje e pengesës së raporteve Kosovë-Serbi, janë çështje e punëve tona, detyrave të shtëpisë që ne duhet t’i kryejmë, kështu që ne nuk e shohim këtë punë kështu dhe nuk është aspak çështja e raporteve Republika e Kosovës – Republikës së Serbisë pengesa për rrugëtimin tonë. Pengesa për rrugëtimin tonë është vetvetja jonë, janë punët e pa kryme tona”, tha Xhaferi.
Ai tha se Maqedonia e Veriut ka obligime të bëjë ndryshime kushtetuese dhe shtimin e shtimin e pjesës së popujve që jetojnë në këtë shtet, ndërsa Shqipëria sipas tij, ka tjera obligime.
“Ne kemi obligim të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe shtimin e pjesës së popujve që jetojnë në Maqedoni, përfshirë edhe atë bullgare, të jenë pjesë e preambulës në Kushtetutë. Republika e Shqipërisë ka tjera obligime kundrejt asaj që ka verifiku dhe ka vlerësu institucionet përkatëse të Unionit Evropian, kështu që nuk janë ndërlidhura me këtë situatë”, tha Xhaferi.
What's Your Reaction?