Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku drejt ndarjes? Veprimet e fundit ngrenë dyshimet për krisje të marrëdhënies

Një nga çiftet më të komentuar të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë sërish në qendër të vëmendjes.  Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre, deri në ndarje. Dy artistët nuk ndiqen më me […]

Janar 30, 2024 - 11:06
 0
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku drejt ndarjes? Veprimet e fundit ngrenë dyshimet për krisje të marrëdhënies

Një nga çiftet më të komentuar të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë sërish në qendër të vëmendjes. 

Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre, deri në ndarje.

Dy artistët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa asnjë nga të dy nuk kanë dhënë ende një deklaratë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.