Zbardhen akuzat e SPAK: Berisha, korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi, pastrim parash…

Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën. Ai akohet për korrupsion pasiv. Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe […]

Tetor 21, 2023 - 20:20
 0
Zbardhen akuzat e SPAK: Berisha, korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi, pastrim parash…

Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën. Ai akohet për korrupsion pasiv.

Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastim parash, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Procesi i privatizimit të kompleksit nisi në vitin 2008 dhe u finalizua pas 4 vitesh, në 2012-ën.

Burime bëjnë me dije se arrestimi i Malltezit është bërë sapo ka zbritur në Rinas teksa kthehej nga Mynihu.

Në lidhje me masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë të jashtëzakopnshme për shtyp në orën 21:00.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.