Zbardhen detaje nga dhuna me shkopinj dhe leva hekuri në Korçë, sherri nisi ditën e Shën Valentinit

Të tjera detaje janë zbardhur nga dhuna me shkopinj dhe leva hekuri mes disa të rinjve në qytetin e Korçës. Burimet bëjnë të ditur se sherri ka nisur më 14 shkurt. Sipas policisë mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas ditën e sotme Selima së […]

Mars 22, 2024 - 17:45
 0
Zbardhen detaje nga dhuna me shkopinj dhe leva hekuri në Korçë, sherri nisi ditën e Shën Valentinit

Të tjera detaje janë zbardhur nga dhuna me shkopinj dhe leva hekuri mes disa të rinjve në qytetin e Korçës.

Burimet bëjnë të ditur se sherri ka nisur më 14 shkurt.

Sipas policisë mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

Ngjarja ditën e sotme ka ndodhur në ambientet e një servisi makinash. Fillimisht personat janë përleshur jashtë ambienteve dhe më pas brenda në servis.

Njoftimi i policise 

Korçë/Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrerhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.