Zbardhen detaje të reja/ Ja kush e ka djegur fëmijën 2-vjeç me cigare, kujdestaria pritet t’i kalojë shërbimit social

2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga halla e saj, sipas burimeve pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve

Nëntor 17, 2023 - 10:34
 0
Zbardhen detaje të reja/ Ja kush e ka djegur fëmijën 2-vjeç me cigare, kujdestaria pritet t’i kalojë shërbimit social

2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga halla e saj, sipas burimeve pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t’i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim.

 

Nga hetimet që policia ka kryer deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç. Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse.

 

Në pyetje janë marrë edhr halla dhe prindërit e vajzës. Fllimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë. Mbi dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja dhe e dyta mundësia e një abuzimi seksual të mundshëm.

 

Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht. Ndërkohë, shenjat që e mitura ka në trup, për shkak se nuk janë mjekuar për ditë me radhë, dhe kruarjeve nga dhimbja, janë përhapur duke u infektuar. Agjentët e Komisariatit nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për pëcjellen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit. Familja e saj jeton në kushte të mjerueshme ekonomike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.