Zbardhet debati/ “Betohem për kockat e babait tim”, 16-vjeçari në Lezhë goditi mësuesen me karrige: Do të ngel!
Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e së mërkurës në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë, pasi një nxënës goditi një mësuese me karrige brenda shkollës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta, dhe mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë […]
Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e së mërkurës në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë, pasi një nxënës goditi një mësuese me karrige brenda shkollës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta, dhe mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas sinjalizimit të rastit në shkollë, mbërritën forcat e policisë të cilët identifikuan dhe shoqëruan në komisariat nxënësin që goditi mësuesen.
Ai është një 16-vjeçar nxënës i vitit të dytë, i cili po merret në pyetje dhe po kryhen veprimet proceduriale. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.
Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.
“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të BalkanWeb. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.
Sakaq, mësimi më pas është bojkotuar, ndërsa mësohet se Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar do të ndjekë rregulloren për rastin në fjalë duke ngritur një komision i cili do të marrë edhe masat e nevojshme.
/f.s
What's Your Reaction?