Zbardhet dëshmia e Mark Frrokut në polici: S’ka ndodhur asgjë!
Në deklarimet paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin. Pavarësisht se blutë kanë
Në deklarimet paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin.
Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës në Kepin e Rodonit, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.
Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.
What's Your Reaction?