Zbardhet dëshmia e Radoiçiç, ja arsyeja pse u lirua 24 orë pas arrestimit

Milan Radoiçiç, njeriu që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ai mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë. Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiç ka pranuar veprën penale te prodhimit, mbajtjes […]

Tetor 7, 2023 - 11:25
 0
Zbardhet dëshmia e Radoiçiç, ja arsyeja pse u lirua 24 orë pas arrestimit

Milan Radoiçiç, njeriu që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ai mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë.

Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiç ka pranuar veprën penale te prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, dhe veprën penale te pjesëmarrjes në grupin që kreu sulmin ne Banjskë në Veri të Kosovës (vepër që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave).

Megjithatë, Radoiçiç nuk akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, i cili parashikon 10 vjet deri në dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, duke e argumentuar se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.