Zbardhet dosja/ Kush ishte ‘bosi’ i grupit që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali

Zbardhen rolet e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me autoritetet italiane. Njëri grup siguronte kokainën në Holandë ndërsa hashashin dhe marijuanën në Spanjë dhe Shqipëri. Grupi drejtohej nga Kledjon Muçollari ndërsa bashkëpunëtori i […]

Shkurt 5, 2024 - 17:12
 0
Zbardhet dosja/ Kush ishte ‘bosi’ i grupit që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali

Zbardhen rolet e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me autoritetet italiane.

Njëri grup siguronte kokainën në Holandë ndërsa hashashin dhe marijuanën në Spanjë dhe Shqipëri. Grupi drejtohej nga Kledjon Muçollari ndërsa bashkëpunëtori i tij i ngushtë ishte Ervis Vangjeli. Në dosjen e antimafias thuhet se ky grup aktivitetin e tyre kriminal e kanë kryer në Firence nga dhjetori 2019 deri në nëntor 2021.

Grupi përbëhej nga Kledjon Mucollari, Elvis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Ganna Chaplygina, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Klisman Cepele dhe Melei Yasmine e de mel.

Kledjon Muçollari akuzohet si organizatori koordinator dhe drejtuesi. Ai merrej me sigurimin e kokainës në Holandë, hashashit dhe marijuanës në Spanjë dhe Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnizuesit e këtyre drogave dhe importimin e mëpasshëm në Itali, duke marrë pjesë gjithashtu në rishitjen e mëvonshme në Itali

Ervis Vangjeli  akuzohet se ishte bashkëpunëtori përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me klientët e kokainës në territorin italian, dhe ndiqte direktivat e Kledjon Muçollarit dhe duke kryer drejtpërdrejt dërgesat dhe transportin e mallrave.

Kristian Ibrahimaj akuzohet se ishte korrier i lëndës narkotike që vepron si stafetë gjatë transportit të drogës tek klientët për sëqatën kriminale.

Alban Mahilaj akuzohet për transport të ngarkesave me marijuanë për llogari të organizatës kriminale deri në momentin kur dhe është arrestuar më 5 shkurt 2020

Klaudia Sulejmani kujdesej për të ardhurat e aktivitetit krimial dhe shitjes së marijuanës në sasi të konsiderueshme si dhe prokurimi i klientëve për llogari të sëqatës kriminale.

Besmir Selamaj vinte në dispozicion garazhin ku ruhej lënda narkotike edhe të tjerët siguronin vendet për të ruajtur lëndën narkotike

Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.