Zbardhet emri, kush është gruaja që vrau foshnjën pasi e lindi në banesë
Leta Koci është 42-vjeçarja që u arrestua nga policia këtë të hënë. Ajo akuzohet për veprën penale “Vrasja e foshnjes”. Sipas policisë, Koci
Leta Koci është 42-vjeçarja që u arrestua nga policia këtë të hënë.
Ajo akuzohet për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Sipas policisë, Koci lindi në banesë foshnjën e saj dhe më pas e futi atë në një qese dhe e hodhi në bregun e lumit Tapizë.
Në pretendimin e saj, 42-vjeçarja ka thënë se e ka lindur foshnjën të vdekur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv
What's Your Reaction?