Zbardhet kërkesa në GJKKO, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet me policë te dera

GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 11:00 marrjen e vendimit për ish-kryeministrin Berisha pas kërkesës së SPAK dhe marrjes së lejes nga Kuvendi. Vendimi për shtyrjen u mor pas kërkesës së avokatëve të Berishës që të përjashtohej gjyqtarja Irena Gjoka me argumentin se ajo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga KLD, kur Berisha ishte […]

Dhjetor 26, 2023 - 12:00
 0
Zbardhet kërkesa në GJKKO, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet me policë te dera

GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 11:00 marrjen e vendimit për ish-kryeministrin Berisha pas kërkesës së SPAK dhe marrjes së lejes nga Kuvendi.

Vendimi për shtyrjen u mor pas kërkesës së avokatëve të Berishës që të përjashtohej gjyqtarja Irena Gjoka me argumentin se ajo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga KLD, kur Berisha ishte në krye të këtij institucioni.

Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha para Kuvendit disa ditë më parë se do të kërkonin masë sigurie “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për Berishën. Por, SPAK sot kërkoi arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për Berishën.

Rrjedhimisht, nëse merret vendimi, Berishës do t’i duhet të mbyllet në shtëpi dhe te dera do të qendrojnë policë që të ndalojnë daljen e tij nga banesa.

Berisha akuzohet për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas prokurorëve, ai ka marrë vendime kur ka qenë kryeministër, të cilat kanë favorizuar financiarisht dhëndrin, Jamarbër Malltezi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.