Zbardhet krimi i rëndë në Shkodër/ 70-vjeçari u mendua se vdiq për shkaqe natyrale, por u vra me sëpatë nga komshiu

Zbardhet një krim i rëndë në Shkodër. Një trup i pajetë u gjet një ditë më parë në fshatin Boks në një kanal.

Tetor 20, 2023 - 08:40
 0
Zbardhet krimi i rëndë në Shkodër/ 70-vjeçari u mendua se vdiq për shkaqe natyrale, por u vra me sëpatë nga komshiu

Zbardhet një krim i rëndë në Shkodër. Një trup i pajetë u gjet një ditë më parë në fshatin Boks në një kanal. Fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale, por nga këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë, pasi ishte goditur me sëpatë.

 

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata mëson se autori i dyshuar, shtetasi Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.

 

Shkaku i vrasjes dyshohet për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.

 

Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftoi policia e Shkodrës një ditë më parë për ngjarjen e rëndë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.