Zbardhet pas 20 ditësh sherri në mes të Durrësit, 5 vajza të huaja shfrytëzoheshin për prostitucion

Policia e Durrës ka arritur të zbardhë pas 20 ditësh një ngjarje të ndodhur në një lokal në qendër të qytetit. Fillimisht u raportua për një konflikt mes një 39-vjeçari nga Shijaku dhe një vajze nga Venezuela. Por e vërteta rezulton se konflikti ishte mes djalit nga Shijaku dhe një vajze 23-vjeçe nga Spanja. 39-vjeçari […]

Mars 26, 2024 - 15:40
 0
Zbardhet pas 20 ditësh sherri në mes të Durrësit, 5 vajza të huaja shfrytëzoheshin për prostitucion

Policia e Durrës ka arritur të zbardhë pas 20 ditësh një ngjarje të ndodhur në një lokal në qendër të qytetit.

Fillimisht u raportua për një konflikt mes një 39-vjeçari nga Shijaku dhe një vajze nga Venezuela.

Por e vërteta rezulton se konflikti ishte mes djalit nga Shijaku dhe një vajze 23-vjeçe nga Spanja.

39-vjeçari shfrytëzonte vajzat nga Venezuela dhe Spanja bashkë me 3 të tjera për prostitutcion (27 vjeçe nga Kolumbia, 30 vjeçe nga Venezuela dhe 47 vjeçe nga Spanja).

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024.

Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.