Zbardhet përplasja me armë në Shijak, një person i arrestuar, çfarë thotë policia

Policia e Durrësit ka zbardhur përplasjen me armë të ndodhur ditën e djeshme në Shijak, ku ka mbetur i plagosur 36-vjeçari, Enidor Dedja.

Mars 23, 2024 - 12:30
 0
Zbardhet përplasja me armë në Shijak, një person i arrestuar, çfarë thotë policia

Policia e Durrësit ka zbardhur përplasjen me armë të ndodhur ditën e djeshme në Shijak, ku ka mbetur i plagosur 36-vjeçari, Enidor Dedja.

Pronari i dyqani ku ndodhi ngjarja, Albano Domi, 27 vjeç, është arrestuar.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. H., 30 vjeç dhe Xh. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

 

Nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, shtetasit A. H. dhe Xh. P. janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Albano Domi, dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Enidor Dedja, i cili ishte në dyqan kur ka ndodhur konflikti.

Po nga hetimet rezultoi se dhe pronari i dyqanit, shtetasi Albano Domi, iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, shtetasve A. H. dhe Xh. P.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga shtetasi Albano Domi (pronari i dyqanit).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për shtetasin Albano Domi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe për shtetasit A. H. dhe Xh. P., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.