Zbardhet sherri mes Bardhit dhe Bashës në fund të seancës: Shko more qesharak! Hipokrit

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kreun e kësaj force politike, Lulzim Bashën në fund të seancës parlamentare. Debati dhe replikat mes tyre erdhën pasi Basha i mori postin e kreut të Grupit, me një ndryshim në statut gjatë Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit. Pasi mbylljes së seancës, sipas gazetarit […]

Shtator 4, 2023 - 11:54
 0
Zbardhet sherri mes Bardhit dhe Bashës në fund të seancës: Shko more qesharak! Hipokrit

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kreun e kësaj force politike, Lulzim Bashën në fund të seancës parlamentare.

Debati dhe replikat mes tyre erdhën pasi Basha i mori postin e kreut të Grupit, me një ndryshim në statut gjatë Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.

Pasi mbylljes së seancës, sipas gazetarit Osman Stafa, Lulzim Basha iu është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr, por të marrë fjalën si kreu i grupit.

“Më prano një këshille, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, iu është drejtuar kryetari i PD-së.

Por Gazment Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.