Zbardhet skema e shfrytëzimit të të miturave nga Lorela: Në vend të parave “paguheshin” me kokainë, roli i të përfshirëve

Autoritetet greke tanimë e kanë të qartë skemën e përdorur nga shqiptarja Lorela dhe bashkëpunëtorët e saj që rekrutonin të mitura të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Sipas dosjes hetimore të miturat shpesh herë në vend të parave “paguheshin” me lëndë narkotike, kokainë. Këtë të martë në pranga ka rënë edhe një 25-vjeçare, po ashtu e […]

Mars 19, 2024 - 19:55
 0
Zbardhet skema e shfrytëzimit të të miturave nga Lorela: Në vend të parave “paguheshin” me kokainë, roli i të përfshirëve

Autoritetet greke tanimë e kanë të qartë skemën e përdorur nga shqiptarja Lorela dhe bashkëpunëtorët e saj që rekrutonin të mitura të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Sipas dosjes hetimore të miturat shpesh herë në vend të parave “paguheshin” me lëndë narkotike, kokainë.

Këtë të martë në pranga ka rënë edhe një 25-vjeçare, po ashtu e përfshirë në këtë veprimtari.

25-vjeçarja sipas mediave greke bashkëpunonte edhe me të dashurin e saj, krahas personave të tjerë të përfshirë, të cilët tanimë janë arrestuar.

Bëhet fjalë për pesë persona të arrestuar në janar të vitit 2024, ku rol drejtues sipas autoriteteve kishte shqiptarja, Lorela.

Lorela pretendoi se ishte përpjekur të ndihmonte 17-vjeçaren e shfrytëzuar e cila denoncoi rrjetin e prostitucionit, gjë e cila çoi në zbardhjen e çështjes.

“E takova 17-vjeçaren kur ajo ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për të bërë qerpikët. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata, të rastit. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të shpëtonte. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi shqiptarja para autoriteteve.

Roli i Marias dhe pagesat përmes kokainës

25-vjeçarja Maria, e arrestuar këtë të martë, dyshohet se ka krijuar kontakte me të miturit që në verën e vitit 2023 dhe i ka ndihmuar ata në gjetjen e “klientëve”, duke marrë nga paratë që të miturit kanë fituar.

Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturit, 200-400 euro,  ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.

Sipas mediave greke 25-vjeçarja, për të mos rënë në “radarin” e Policisë, ndërronte shpesh adresa.

Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”,  me ndërmjetësim të 25-vjeçares, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Taksistët

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej tyre akuzohen se kanë transportuar  të miturat në hotelet ku zhvilloheshin takimet.

Njëri prej tyre është në fakt një taksi, ndërsa personi tjetër i arrestuar dyshohet se ishte në një lidhje dashurie me  25-vjeçaren.

Po ashtu, efektivët e policisë arrestuan një 21-vjeçare, e cila po ashtu është përfshirë në rrjetin e rekrutimit të të miturve.

Katër të arrestuarit akuzohen për veprën  e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë përfshirë në dosjen e ngritur nga autoritetet dhe po hetohen./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.