“Zbërthehet” Tafani/ Emrat e të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim, mes tyre edhe mikja e Laert Haxhisë

Policia e Shtetit ka lëshuar 15 urdhërarreste në total, pas “zbërthimit” të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Anëtar i bandës së Laert

Shtator 28, 2023 - 10:45
 0
“Zbërthehet” Tafani/ Emrat e të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim, mes tyre edhe mikja e Laert Haxhisë

Policia e Shtetit ka lëshuar 15 urdhërarreste në total, pas “zbërthimit” të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Anëtar i bandës së Laert Haxhisë, Tafani ka rrëfyer dhjetra ngjarje kriminale, ai ka zbardhur 6 vrasje, 5 shpërthime me eksploziv si dhe vjedhje me dhunë të kryera nga eksponentë të botës së krimit.

 

12 persona janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndër ta është edhe Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në qeli, në shtetin grek. Policia njofton se do të depozitojë materialet ligjore pranë shtetit fqinj për të bërë të mundur ekstradimin e tij. Ndërkohë, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisian Abedini, 32 vjeç, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu janë ndaluar nga uniformat blu. Mes të implikuarve janë edhe Ligor Lomaçka, aktualisht në burg si dhe Idriz Mane, aktualisht në burg në Korçë.

 

Ndërkohë, është ndaluar edhe një vajzë, Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhisë, e dyshuar si e përfshirë në një ngjarje kriminale.

 

Në kërkim rezultojnë Lorenc Lala, Firdeus Berberi, 22 vjeç, Kristi Bizheku, 28-vjeç dhe Endrit Caushi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.