Zbrazi kallashnikovin në mes të Vlorës, arrestohet 27-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 14” është arrestuar një 27-vjeçar në Vlorë që lëvizte i armatosur. I riu me iniciale A.S. është kapur në flagrancë nga uniformat blu pasi kishte qëlluar me kallashnikov në vendin e quajtur “Kuzum Baba” në lagjen “Partizani”, duke vënë në rrezik në këtë mënyrë banorët e zonës. […]

Qeshor 15, 2024 - 10:45
 0
Zbrazi kallashnikovin në mes të Vlorës, arrestohet 27-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 14” është arrestuar një 27-vjeçar në Vlorë që lëvizte i armatosur.

I riu me iniciale A.S. është kapur në flagrancë nga uniformat blu pasi kishte qëlluar me kallashnikov në vendin e quajtur “Kuzum Baba” në lagjen “Partizani”, duke vënë në rrezik në këtë mënyrë banorët e zonës.

Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.