Zbulimi i armëve në veri të Kosovës, zyrtarja e BE-së: T’i hiqen sanksionet Kosovës, t’i vendosen Vuçiçit

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar kapjen e sasisë së radhës të armatimit në shtatë lokacione në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se kjo tregon se rreziku nuk ka përfunduar ende, pas agresionit të 24 shtatorit. “Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiçi dhe Serbia”, […]

Tetor 14, 2023 - 20:55
 0
Zbulimi i armëve në veri të Kosovës, zyrtarja e BE-së: T’i hiqen sanksionet Kosovës, t’i vendosen Vuçiçit

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar kapjen e sasisë së radhës të armatimit në shtatë lokacione në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se kjo tregon se rreziku nuk ka përfunduar ende, pas agresionit të 24 shtatorit.

“Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiçi dhe Serbia”, ka shkruar ajo.

Schneeberger në këtë linjë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare t’i vendosen masa Serbisë.

“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe duhet të merren masa ndaj Vuçiç, që janë aq të dhimbshme për të, në mënyrë që ai t’i ndalë eskalimet dhe të punojë serizosht për zgjidhjen e konfliktit”.

Më tej zyrtarja evropiane ka thënë se pas luftës në Ukrainë, Nagorno Karabakh dhe Izrael, botës nuk i nevijotet një terror tjetër, duke shtuar që ndaj Vuçiqit nuk duhet sjellur butë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.