“Zbulimi i enigmës së zhdukjes së Ervis Martinaj?”, Balla: Kemi një pistë të rëndësishme…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë zhdukjen e shumë të kërkuarit të drejtësisë, Ervin Martinaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla thotë se ka shumë informacione të reja lidhur me këtë çështje […]

Nëntor 23, 2023 - 22:24
 0
“Zbulimi i enigmës së zhdukjes së Ervis Martinaj?”, Balla: Kemi një pistë të rëndësishme…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë zhdukjen e shumë të kërkuarit të drejtësisë, Ervin Martinaj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla thotë se ka shumë informacione të reja lidhur me këtë çështje teksa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në daljen e përfundimeve nga ana e policisë për autorët, vendin apo dyshimet ku është kryer (nëse është kryer) kjo vepër penale.

A ka informacion Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervin Martinajt?

Taulant Balla: Policia e Shtetit e ka një detyrë prioritare dhe nga ana ime në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

A ka ndonjë informacion shtesë?

Taulant Balla: Ka shumë informacion të ri, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë për vendin ose për dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.

A ka mundësi të kemi një informacion më të saktë?

Taulant Balla: Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, përmes së cilës synon të zbardhë gjithë këtë ngjarje, por unë e kam të pamundur… Informacioni është sekret dhe është pjesë e hetimit. Mendoj që Policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.