Zbulimi me pikat kuantike; gjetjet e tre shkencëtarëve vlerësohen me çmimin Nobel

Çmimi “Nobel” i vitit 2023 në kimi i është dhënë tre shkencëtarëve, që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike të përdorura

Tetor 4, 2023 - 14:30
 0
Zbulimi me pikat kuantike; gjetjet e tre shkencëtarëve vlerësohen me çmimin Nobel

Çmimi “Nobel” i vitit 2023 në kimi i është dhënë tre shkencëtarëve, që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive.

 

Fituesit janë Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov

 

Ato shfrytëzohen gjithashtu në imazhet mjekësore për të udhëzuar kirurgët që të zgjedhin ilaçet më efektive për kancerin. Po ashtu, zbulimi shërben dhe në ndërtimin e paneleve diellore.

 

Pikat kuantike janë jashtëzakonisht të vogla, vetëm disa të miliontat e një milimetri në gjerësi. Madhësia e tyre përcakton ngjyrën kur ato bien në kontakt me dritën, dhe më pas emetohet energji. Pikat më të mëdha janë në ngjyrë të verdhë dhe të kuqe.

 

“Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se mund të krijonte ndonjëherë grimca kaq të vogla. Por fituesit e këtij viti ia dolën.” tha një zyrtar i akademisë.

 

Një incident i vogël ndodhi përpara ceremonisë për ndarjen e çmimit “Nobel” në kimi këtë të mërkurë. Ndryshe nga çdo herë tjetër komisioni publikoi pa dashje emrat e treshes fituese pak përpara shpalljes zyrtare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.