Zbulimi tronditës, gjendet sasi e madhe droge në çerdhen ku humbi jetën i mituri

Policia amerikane zbuloi një sasi të madhe fentanili dhe droge sintetike të fshehura në një dorë sekrete në çerdhen e Nju Jorkut, ku disa ditë më parë një djalë i mitur humbi jetën pasi ra në kontakt me opioidet. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut shfaqi fotot e operacionit ku mund të shihen sasi të […]

Shtator 22, 2023 - 11:45
 0
Zbulimi tronditës, gjendet sasi e madhe droge në çerdhen ku humbi jetën i mituri

Policia amerikane zbuloi një sasi të madhe fentanili dhe droge sintetike të fshehura në një dorë sekrete në çerdhen e Nju Jorkut, ku disa ditë më parë një djalë i mitur humbi jetën pasi ra në kontakt me opioidet.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut shfaqi fotot e operacionit ku mund të shihen sasi të mëdha narkotikësh sintetikë të futura në qese plastike.

Ditën e premte një 1-vjeçar vdiq nga një mbidozë droge në çerdhe, e cila ishte fshehur nën dyshekun ku vogëlushi Nicholas Dominici po flinte. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi gjithashtu u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme.

Pronari i çerdhes, Grei Mendez dhe punonjësi i saj, Carlisto Acevedo Brito po përballen me akuza federale për posedim të lëndëve narkotike me qëllim të shpërndarjen dhe vrasje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.