Zbulohen 20 qytetet në Shqipëri që do të monitorohen me kamera, synohet të goditet krimi

20 qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor. Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente. Përmes këtyre pajisjeve […]

Qeshor 2, 2024 - 16:05
 0
Zbulohen 20 qytetet në Shqipëri që do të monitorohen me kamera, synohet të goditet krimi

20 qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.

Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura ‘alert’.

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe./a.m. (Tv Klan)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.