Zbulohen hajdutët e monopatinave në Tiranë, kapet grupi i adoleshentëve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “February” dhe ka zbardhur disa raste të vjedhjes së monopatinave. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet […]

Shkurt 8, 2024 - 12:07
 0
Zbulohen hajdutët e monopatinave në Tiranë, kapet grupi i adoleshentëve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “February” dhe ka zbardhur disa raste të vjedhjes së monopatinave.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.